Basha: Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë

0
20

“Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT”.

Kështu e nis reagimin e tij të radhës në rrjetet sociale kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas kreut të selisë blu, në 7 vite qeverisje, Edi Rama ka rrënuar ekonominë, ndërsa e akuzon se gjatë pandemisë jemi vendi me ndihmën më të ulët për qytetarët.

“Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT. Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%. Çmimet e transportit u rritën me 3.4%. Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë”, ka deklaruar Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here