BE-ja po shqyrton çështjen e hapjes ose jo të kufijve, thotë Von Der Leyen

0
23

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të premten, se janë duke u zhvilluar bisedime midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në lidhje me mundësinë e zgjatjes ose jo të mbylljes së kufijve, përtej festës së Pashkëve.

“Ne jemi në konsultim me vendet anëtare se si të vazhdohet përtej Pashkëve”, i tha ajo radio 1 Europe, transmeton Reuters.

Von Der Leyen përsëriti gjithashtu se buxheti i ardhshëm i BE-së duhet të marrë formën e një “Plani Marshall” të ri për të nxitur rimëkëmbjen e Evropës nga shpërthimi i koronavirusit.

Dy vendet me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi janë Italia dhe Spanja – të dyja anëtare të BE-së.

Më 17 mars, vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mbyllin kufijtë e BE-së për të gjitha udhëtimet jo thelbësore për 30 ditë. /REL

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here