Bekim Haxhiu publikon fotografi nga arkiva e UÇK, ka një porosi për Albin Kurtin

0
37

Bekim Haxhiu deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK sërish ka reaguar ndaj deklaratave se arkivat e UÇK duhet hapur.

Në një reagim në rrjetin e tij social Facebook, Haxhiu ka postuar disa footgrafi nga lufta duke iu përgjigjur kështu deklaratave të Albin Kurtit se arkivat e UÇK duhet hapur.

Haxhiu ka shkruar ndër të tjera se Albin Kurti po e pranon lojën e Serbisë për akrivat joekizstencte të UÇK.

Reagimi i plotë:

Absurditet!!!
Albin Kurti pranon lojën e Serbisë për arkivat joekzistente të UÇK-së.
Albin Kurti me këto deklarata dhe marrëveshje justifikon Serbinë për mos hapjen të arkiva sekrete të ushtrisë dhe policisë serbe dhe pamundëson përfundimisht zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Krahasimi i arkivave sekrete të Serbisë me raportet informative të Radios Kosova e Lirë dhe Agjencise së lajmeve Kosovapress, është nga veprimet më apsurde dhe shërbimi më i madhë që i bëhet Serbisë!
Tani u kuptua që me udhëzimet e shefit të tij paska folë edhe Besnik Bislimi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here