Bëni sa më parë këto 10 gjëra dhe do të çmenden pas jush si kurrë më parë!

0
158

Kur dikë vërtet e dashuroni, është e natyrshme që dëshironi t’i dëshmoni dhe t’i tregoni, ndërkaq për këtë nuk keni nevojë për shumë angazhim, por mjaftojnë vetëm pak shenja kujdesi.

Nëse e tregoni dashurinë tuaj shpesh dhe rregullisht, mirëpo nuk është e pazakonshme që ndonjëherë t’ju mungojnë idetë për të thelluar dashurinë, transmeton Telegrafi.

Këto janë disa ide të këndshme, të cilat mund t’i përdorni që tani.

1. Në mëngjes përgatisni kafjallin dhe dërgojani në krevat.

2. Nëse në mëngjes nuk keni kohë të mjaftueshme, atëherë në mbrëmje organizoni darkë romantike në atmosferë shtëpie, me ushqimin e tij të preferuar dhe me gota vere.

3. Në rast që tashmë një kohë të gjatë nuk keni gjetur kohë të mjaftueshme për njëri-tjetrin, planifikoni të dilni bashkë por pa miq, argëtohuni dhe harroni të gjitha brengat.

4. Dërgoni porosi me shkrim apo me fjalë apo email, lëni porosi apo letër në çantë apo në laptop.

5. Nëse koha dhe mundësitë ju mungojnë, mund t’i përgatisni edhe surpriza më të mëdha. Kurrë nuk është keq që befasisht të shfaqeni dhe ta çoni në drekë apo në ndonjë pauzë të shkurtër. Gjithashtu është interesante që t’i dërgoni diçka simpatike në adresë të punës.

6. Askush nuk do të refuzonte masazhin pas një dite të lodhshme. Kini këtë parasysh që tani, por jemi të sigurt që ai do të dijë që t’jua shpërblejë.

7. Tregoni interesim për gjëra të cilat i interesojnë dhe lejoni vetes që të mësoni diçka të re. Po ashtu, nëse e dini që pas pa kohësh në kinema arrin filmi të cilin ai e pret me padurim, siguroni biletat.

8. Mësoni disa truke të këtilla të domosdoshme për argëtim fantastik në dhomën e gjumit.

9. Propozoni që të thërrasë miqtë tek ju dhe lini që të argëtohen në mënyrën tipike mashkullore.

10. Organizoni një piknik në fundjavë, larg nga kaosi i qytetit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here