Berisha i reagon Enver Hoxhajt: Deklaratat individuale nga kabineti qeveritar që po e fajësojnë Europën, e dëmtojnë procesin e vizave

0
71

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave është duke ecur në rrugën e vet dhe për këtë, tha se po bëhen përpjekje të përbashkëta të institucioneve të Kosovës dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian.
Në cilësinë e zëvendësminsitrit të jashtëm, ai ka thënë se është duke u angazhuar vazhdimisht për këtë temë, kështu duke treguar se sapo është kthyer nga Vjena, atje ku ka zhvilluar takime me diplomatë të shteteve më të rëndësishme të Europës.

“Sot, sapo jam kthyer nga Vjena, ku kam zhvilluar takime me diplomatë të shteteve më të rëndësishme të Europës, si dhe me personalitete me influencë, me qëllim të marrjes së përkrahjes nga shtetet e tyre”, ka shkruar ai.

“Institucionet tona, zyrtarët e lartë, si dhe e gjithë shoqëria, duhet të vazhdojnë përpjekjet, duke dhënë shembuj të mirë, se ne respektojmë rregullat dhe vlerat europiane”, ka shkruar Berisha.

Berisha këtë postim e ka dhënë si reagim ndaj një deklarate të zëvendëskryeminsitrit Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se “nëse Europa nuk na liberalizon vizat deri në fund vit, atëhetë nuk kemi arsye t’i besojmë asaj”.

“Çdo veprim ndryshe, e aq më pak, deklarata individuale nga kabineti qeveritar, me diskursin e fajësimit të Europës, duke e trajtuar procesin e vizave si një test për Europën ndaj nesh, si dhe qasje kushtëzuese se, në mungesë të “vendimit pozitiv, s’kemi arsye t’i besojmë Evropës’, e dëmton procesin, dhe tregon mungesën e përkushtimit.

Duhet pasur kujdes që t’iu ikim deklarimeve të natyrës tendencioze dhe shantazhuese ngase ajo nuk është gjuhë e kulturës europiane e as mundësi praktike e shtetit e popullit tonë. Dhe me to nuk fitojmë asgjë.

Kosova nuk ka rrugë tjetër, përpos atë të integrimit në Europë, sepse, Europa është atdheu i vlerave tona të përbashkëta”, ka përfunduar Berisha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here