Berlusconi shpallet i pafajshëm për një nga akuzat në rastin “Rubi”

0
33

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi shpallet i pafajshëm për njërën nga tre akuzat për procesin “Rubi”, atë të korruptimit të dëshmitarëve.

Gjykata e Sienës vendosi ta lirojë 85-vjeçarin nga akuza se i kishte paguar pianistit Danilo Mariani, shuma të konsiderueshme për të dëshmuar në favor të tij.

Gjykatësit thanë se faktet mbi të cilat ishte ngritur akuza, si pjesë e procesit të vitit 2013 nuk qëndronin. Procese paralele për të këto akuza po zhvillohen edhe në Romë e Milano.

Ky vendim e çon Berlusconin drejt pafajësisë së plotë për procesin e vitit 2013, ku Berlusconi akuzohej për organizimin e festave të njohura ndryshe si “Bunga Bunga” me prostituta minorene në një nga vilat e tij në Sardenjë.

Ish-kryeministri deklaroi se nuk ishte në dijeni të faktit që në festë merrte pjesë edhe shtetasja marokene Karima el Marug, e cila në atë kohë ishte 17 vjeç. Në favor të tij kishte dëshmuar edhe pianisti Mariani që kishte qenë prezent në këto festa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here