Biden vazhdon ta udhëheqë garën mes kandidatëve demokratë për president

0
15

Fushata presidenciale e demokratëve vazhdon të ketë ndryshime, ndërsa një kandidat largohet dhe një tjetër i bashkohet një grupi tashmë të madh, me shpresën për t’i zënë vendin presidentit Donald Trump vitin e ardhshëm. Ish-zëvendëspresidenti Joe Biden mbetet kandidati kryesor në mesin e demokratëve, por ai po përballet me sfida gjithnjë e më të forta nga dy senatorë: Kamala Harris e Kalifornisë dhe Elizabeth Warren e shtetit Massachusets. Në vazhdim ju njohim me garën e demokratëve.

Aktivisti liberal, miliarderi Tom Steyer e shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij përmes një videoje:

“Nëse mendoni se ka diçka që meriton vërtet të kritikohet, përpiquni sa të mundeni, por mos u shqetësoni, lereni ngjarjen të rrjedhë natyrshëm. Pikërisht këtë po bëj unë. Emri im është Tom Steyer dhe kandidoj për president. “

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here