Bleks dhe D-Tone prezantojnë super bashkëpunimin quhet “Hustle me shok”

0
25

Emri i tij i vërtetë quhet Aleks Gjergji e i bashkëpunëtorit tjetër Ardit Gega, por të gjithë e sidomos në muzikë ata njihen si Bleks dhe D-Tone. Djemtë të talentuar vetëm pak ditë më parë kanë prezantuar këngēn e tyre me titull ” Hustle me shok” e ardhur me videoklip e që ka nisur të pritet mjaft mirë. Djemtë nuk janë të panjohur apo të rinjë në muzikë, pasi i kemi dëgjuar me projekte të ndryshme në bashkëpunim me KM Records dhe Gurrila Records, e ku kujtojmë se para 9-të viteve morën pjesë në Festivalin ” Shkodra Fest” e në shumë evente të tjera duke u vlerësuar dhe kontribuar në rrymën hip-hop dhe RnB. Bleksi me origjinë është nga Puka e ka pak vite që jeton në Maltë e D-Tone nga Fier e jeton në Itali e shpesh bashkohen në Tiranë për projekte muzikore siç ishte dhe ky i fundit. Kujtojmë që ata nisen me grupin e quajtur Ryv Record e ku sollën mjaft këngë të bukura si : ” Jam ka du”, ” Ndalu pak” etj. Ne ju ftojmë ta ndiqni këngën në linkun më poshtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here