Blendi Fevziu kritikon Alketa Vejsiut: Tregove inferioritet përballë italianëve

0
109

Alketa Vejsiu ishte një nga prezantueset e këtij edicioni në ‘Sanremo’.

Alketa Vejsiu kishte pranuar shumë kritika jo për paraqitjen e saj në ‘Sanremo’ por për faktin se kishte treguar inferioritet duke e falënderuar aq shumë Italinë për mundësinë që iu dha.

E ftuar nga Blendi Fevziu në emisionin ‘Opinion’, gazetari e kritikoi në sy moderatoren duke i thënë se aty mbërritje me forcat e tua nuk kishe nevojë të falënderoje kaq shumë italianët.

“Po ta them edhe pse nuk është korrekte të ta them në emision. Praktikisht ti prezantove më mirë se një pjesë shumë e madhe e atyre që ishin në atë studio. Kishe një background shumë më të mirë sesa ato sepse ke 20 vjet në ekran dhe s’kishe përse të tregoje një shenjë inferioriteti ndaj Italisë ndaj italianëve apo ndaj faktit që u ngjite në atë skenë. Nëse ata s’do të kishin nevojë nuk do të kishin qasur kurrë në atë skenë. Kështu që për sa kohë, aty shkon me dinjitetin tënd, me aftësinë tënde dhe me staturën tënde, ekzagjerimi i falënderimeve të mëdha për Italinë…” – tha Fevziu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here