Bondarenko: Statusi i përfaqësimit rus në Kosovë është i paqartë

0
19

Ekpserti rus për cështje të Ballkanit, Oleg Bondarenko tha se dëbimi i diplomatëve rusë nga ana e Kosovës ka për synim të provokojë Beogradin në një konflikt të ri. Përfaqësuesit diplomatikë rusë sipas tij kanë qenë  të pranishëm në Prishtinë. Zyra ruse në Prishtinë funksionon nën ombrellën e ambasadës ruse në Beograd.” Ne kemi Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Kosovë, si të thuash, si pjesë e Serbisë, por Kosova ka kohë që nuk e mendon veten si pjesë e Serbisë. Prandaj, statusi i përfaqësimit rus është aq i paqartë, “tha ai. Sipas ekspertit, Rusia nuk do t’i japë një përgjigje Prishtinës, pasi thjesht nuk ka kë të dëbojë nga Moska. Në Rusi nuk ka përfaqësim të Kosovës në nivel diplomatik.  “Është mjaft logjike të pritet që ata të vazhdojnë t’i shpallin diplomatët tanë persona non grata deri në mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme Ruse. Për mendimin tim, nuk ka nevojë të presim për këtë: është koha që Rusia ta mbyllë vetë atë”, tha Bondarenko.Vetë ekzistenca e një zyre përfaqësuese ruse në republikën e shpallur, pavarësinë e së cilës Moska nuk e njeh, ngre pikëpyetje, theksoi eksperti. “Që nga viti 2003, në Kosovë nuk ka asnjë kontingjent të trupave ruse, nuk jetojnë atje asnjë shtetas të Federatës Ruse. Çfarë kuptimi ka të kesh një konsullatë të përgjithshme atje?”, tha Bondarenko./shqip.press

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here