Botohet libri “Në kërkim të Historisë Mesjetare Arbërore” nga Jahja Drancolli

0
72

Historiani Jahja Drancolli ka njoftuar se është botuar në Zagreb libri i tij “Në kërkim të Historisë Mesjetare Arbërore” (“In search of Medieval Albanian History”),

Në këtë libër, ofrohen interpretime të reja dhe hulumtimit në disa arkiva të bibliotekave në Itali, Kroaci, Turqi dhe Austri, derisa, ofrohen pikëpamje të reja që bazohen në rezultatet e hulumtimit shumëvjeçar të autorit.

“Libri trajton periudhën mesjetare arbërore, të cilën mua më pëlqen për ta quajtur si epoka e artë e historisë dhe shtetësisë arbërore-shqiptare, dhe është pa dyshim një periudhë në të cilën çdo njoftim nga të ndryshmet ngjall shumë emocione.

– Theks i veçantë në këtë libër i vihet vazhdimësisë iliro-arbërore-shqiptare, ku historia jonë në kushte mesjetare përfshinte arealin shumë më të gjerë sesa konsiderohen trojet e sotme etnike shqiptare, prandaj teza se arbrit gjatë mesjetës kanë humbur pjesë të territoreve të veta, në këtë libër ka mbështetje historike.

– Tema qendrore e këtij libri është formimi i identitetit arbëror mesjetar duke nënvizuar dallimet rajonale; krijimi dhe përhapja e identitetit etnik arbëror; formimi i fuqisë politike të arbërve; zhvillimi shoqëror; kultura si shtytës i marrëdhënieve shoqërore, si dhe organizimi i jetës fetare, tema këto të trajtuara në mënyrë origjinale dhe interdisiplinare të mbështetura në metodologji bashkëkohore.

– Në libër është bërë përpjekje që të dekonstruktohen përfundimet e historiografisë tradicionale”, ka deklaruar autori.

Drancolli thotë se libri është botuar me ndihmën e qeverisë së Kroacisë, dhe të botuesit “Unioni i shqiptarëve në Republikën e Kroacisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here