Britania do ta lirojë anijen iraniane, nëse nafta nuk është e dedikuar për Siri

0
14

Ministri britanik i punëve të jashtme, Jeremy Hunt, ka thënë se anija iraniane, që është konfiskuar nga forcat e Britanisë në Ngushticën e Gjibraltarit, do të lirohet nëse merren garanci se karburantet nuk do të dërgohen në Siri.

Ministri Hunt tha në Twitter se e ka zhvilluar një bisedë konstruktive përmes telefonit me homologun e tij iranian, Javad Zarif, gjatë së cilës ai e siguroi Zarifin se shqetësimi i Britanisë së Madhe nuk ka të bëjë me prejardhjen e naftës, por me destinacionin e fundit të saj.

Ai tha se Britania do ta mundësojë lirimin e anijes, nëse marrin garanci se nafta nuk do të dërgohet në Siri. Hunt shtoi se procesi i lirimit do të ndodhte pas proceseve gjyqësore në gjykatat e Gjibraltarit.

Dyshohet që kjo anije i ka shkelur sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj presidentit sirian, Bashar al Assad. Policia e Gjibraltarit i ka arrestuar kapitenin dhe shefin e ekuipazhit të kësaj anije. Ata po mbahen në paraburgim dhe po merren në pyetje nga policia.

Tensionet mes Britanisë së Madhe dhe Iranit u rritën të enjten pasi forcat detare britanike thanë se tri anije paramilitare iraniane e kanë penguar qarkullimin e një anije britanike që po transportonte naftë nëpër Ngushticën e Hormuzit, shkruan “Fox News”, transmeton Gazeta Express.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here