Bullgaria raporton 12 rastet e para të infektuara me variantin Omicron

0
62

Varianti Omicron i COVID-19 po vazhdon të përhapet me shpejtësi në shtete të shumta në botë.

Ndërsa, sot edhe Bullgaria zbuloi 12 rastet e para të variantit omicron të virusit korona, tha kryeinspektori shëndetësor bullgar Angel Kunçev.

“Ne kemi konfirmuar një variant të ri në mostrat e 12 personave,” tha ai në një konferencë për media.

Kunçev tha se personat ishin të infektuar kryesisht në Sofje, dhe se kishin simptoma të lehta dhe se askush nuk ishte shtruar në spital, raporton Reuters.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here