Bulliqi i VV’së: Shteti po minohet nga disa profiterë politikë

0
28

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka adresuar akuza të rënda ndaj ish-ministrit të Punëve e të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.

Ai tha se LDK-ja për t’ia ruajtur karrigen atij, po dëshiron të shkaktojë Kosovës dëme prej shtatë milionë eurosh për zgjedhje të reja.

Bulliqi duke aluduar në Veliun tha se ky është i sëmurë për pushtet.

“Shteti po minohet nga të zgjedhurit e popullit. Më mirë me thanë nga disa profiterë politikë që s’kanë pasur guximin për të dal në zgjedhje. Por fatkeqësisht kanë kapur partitë e tyre politike për te realizuar interesat personale se të tillë kanë qenë gjithherë…të tillët  po tentojnë që shtetit të Kosovës ti shkaktojnë një dëm prej 7 milionë euro vetëm për të ruajtur një karrigen e një individi i cili është i sëmur për pushtet”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here