Çfarë kënge prekëse ka ardhur nga vëllezërit Alimusaj

0
13

Ata të dy kohëve të fundit kanë qenë mjaft aktiv në muzikë me projekte muzikore mjaft interesante.E kemi fjalën për vëllezërit Sami dhe Avni Alimusaj ku këtë herë kanë ardhur me një projekt mjaft prekës ku kënga e re mban titullin ” Plagë pa gjak” dhe vjen me një video të përshtatur mjaft mirë. Kënga ka fjalë dhe temën më prekëse të popullit tonë ku i dedikohet të zhdukurve, dhe ku teskti dhe muzika janë krijuar nga mjeshtri i madh Fatmir Muja e orkestrimi nga mjeshtri Nexhat Mujovi- Virusi. Mësojmë gjithashtu se videoklipi është punuar me skenar dhe regji nga aktori dhe regjisori Adem Kicaj i cili vepron në Zvicër. Këngën mund ta klikoni e dëgjoni në linkun më poshtë ku edhe për risitë nga dy vëllezërit artistë të cilët jetojnë në Zvicër por janë nga Strellci i Deçanit, mund të shihni e ndiqni ata në instagramin me emrin vllezerit Alimusajofficial si dhe në facebook me emrin Vellezrit Sami & Avni Alimusaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here