Çfarë tha në Prokurori 41-vjeçari që u arrestua se e kishte kërcënuar Abazoviqin

0
46

Prokuroria Themelore e Shtetit në Cetinje të Malit të Zi i ka propozuar Gjykatës Themelore atje që ta urdhërojë ndalimin e MV (41 vjeç), i dyshuar për rrezikimin e sigurisë së zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq, transmeton Gazeta Express.

Dje, pas një seance në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Cetinje, ai u ndalua për 72 orë.

Sipas informacioneve jozyrtare nga “Vijesti” malazez, MV gjatë marrjes në pyetje tha se nuk mbante mend se e kishte fyer Abazoviqin në mënyrë të vrazhdë më 14 shtator, apo se e kishte kërcënuar.

Prokurori urdhëroi ndalimin e tij për shkak të rrezikut që ai ta përsëriste atë që Prokuroria e cilëson krim të mbetur në tentativë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here