Çka po paralajmëron Eliot Engel, për Kosovën?

0
34

1.Kongresisti Eliot Engel, me shqetësim duket që po paralajmëron një “stuhi” preventive të Serbisë, dhe një lloj “aktivizimi” të raportit të një pjese të administratës aktuale amerikane (sidomos asaj që është duke i paraprirë keshilltari i Presidentit Trump, z. Xhon Bolton). Them keshtu sepse, kongresistit të tillë publiku amerikan ia ka besimin dhe sigurinë kur ai flet diçka. Kjo është kështu, edhe për shkakun se ai është në burim të informatave të “arkitekturës” së re globale amerikane. 2. Është e arsyeshme dhe e kuptueshme, pra, që tema e Kosovës nuk figuron më si top temë globale në “tavolinin e dhomes ovale” të Presidentit Trump. Dhe kjo po ndodhē kështu për shumē arsye; shkaku i zhvillimeve globale me “shpejtësi drite”lidhur me taksat ndaj Iranit, ridefinimin e raportit me Rusinë dhe sidomos Kinën dhe Europën, pastaj, Murin e premtuar në fushatë me Meksikën, problemin e invazionit të emigrantëve, etj.Dhe shkaku i do proceseve kontinentale, siwç janë; vonimi i rrumbullakimit të Projektit të BE-ane, telashet me Brex-itin e Britanisë, etj. 3. Së këndejmi, rikonfigurimi i Ballkanit pa medyshje që eflekton dhe është i ndikuar nga keto procese e zhvillime aktuale globale e kontinentale. Aq me pak Kosova dhe vendet tjera, që pak a shumë në politiken e jashtme amerikane që moti janë identifikuar si tema dhe probleme ekskluzive europiane. Per mua shume me shqetesuese, janë agjendat e politikës gjithëshqiptare, në raport me keto ndryshime globale e kontinentale, se sa raporti shqiptaro amerikan. Them keshtu se elitat shqiptare, duhet të fillojnë tē ndërtojnë Projekte ofertuese, për shumë probleme rajonale e sish lokale. E jo veç t’i presin të gatshme nga aleatet. Sepse, në politikeë është dëshmi dhe përvojë e njohur se; nuk ka miqësi të përjetshme, por vetëm interesa të perjetshme! Natyrisht, synimin dhe frymën e interesit afatgjatë shqiptar, nuk mundemi me e ndërtu, e aq me pak me e realizua me kastat aktuale që janë kriminalizuar dhe korruptuar deri në palcë…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here