Degradimi i lumenjëve vazhdon, kërkohet një ligj për mbrojtjen e tyre

0
3

Dhjetëra hidrocentrale operojnë në Kosovë.

Por ka edhe shumë investitorë të tjerë që janë të interesuar për rregullimin e hidrocentraleve të reja.

E shoqëria civile përmes një peticioni të nisur ditë më parë ka dalë kundër hidrocentraleve në gjithë vendin, duke kërkuar që të merren parasysh kërkesat e qytetarëve e të ruhen ujërat në vend.

Sipas Dardan Abazit nga organizata joqeveritare INDEP, Ministria e Ambientit po e lejon që të bëhet edhe më tutje degradimi i lumenjve.

 “Aktualisht kjo ministri që thotë nuk po mund të bëjë asgjë ka ne në diskutim një ligj ku parashihet projektligjin për….ndryshimin e plotësimin për e ligjit për ujëra ku parasheh që leja ujore mund të lëshohet edhe pa kushte ujore dhe pa pëlqim…pra po e lejojnë që të bëhet edhe më tutje degradimi”, thotë Dardan Abazi, nga organizata joqeveritare INDEP

Për këtë Abazi po kërkon që Ministria e Ambientit të ndërhyjë në legjislacion.

“Ajo që mund të bëj është që mos të ndërhyjë në legjislacion dhe mos të lehtësoj procedurat për degraduesit, për ti shkatërruar lumenjtë”

Ministri në detyrë i Ambientit, Fatmir Matoshi, thotë se për lejet që janë dhënë, s’mund të marrë vendim për pezullim.

“Ne tash ballafaqohemi me një situatë kur rreth 43 investitor posedojnë leje nga komunat, posedojnë dhe pëlqim nga kuvendet komunale për të ndërtuar hidrocentrale dhe asnjëra nuk i ka tërhequr këto leje… dhe kanë leje nga zyra e rregullatorit të energjisë”

E sa i përket ndryshimeve në ligjin për hidrocentralet, Matoshi ka thënë se ligji është në debat publik dhe i hapur për komente.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here