Denoncimi i Bashës për manipulim të vdekjeve nga Covid/ Çomo: E pavërtetë, ftojmë prokurorinë të hetojë

0
29

Pas denoncimit të bërë publik nga Kryedemokrati Basha mbrëmjen e djeshme, se qeveria po fsheh numrin e saktë të humbjeve të jetëve nga Covid, ka reaguar edhe shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo. Në një deklaratë për mediat, Çomo i konsideron deklaratat e Bashës si goditje ndaj punës së tyre.

Çomo shprehet se çdo pacient që ndërron jetë, përcillet në morg me një kartelë shoqëruese, ndaj akuza e bërë nuk është e vërtetë.

Mjekja thotë se nëse akuza përsëritet do ftojn organet kompetente të hetojnë dhe bëjnë verifikimin e çdo kartele mjekësore

Reagimi i mjekes

Shprehim publikisht habinë për akuzat e bërë nga Basha dje në një emision televiziv. Janë akuza tronditëse që vënë në goditje profesionalizimin tonë si mjekë por dhe janë goditje të befasishme të përpjekjeve tona në luftën kundër covid.Përballë akuzash të tilla e shohim të domosdoshme të informojmë publikun se, nuk është kurrësesi e vërtetë që janë fshehur vdekje nga covid, është praktikisht e pamundur, pasi çdo pacient që ndërron jetë përcillet për në morg bashkë me kartelën shoqëruese që përmban dhe arsyen e vdekjes , e cila është firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale dhe ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit.

Shkakun e vdekjes së një personi nuk e përcaktojnë dot politikanë, përveç mjekut përkatës. Kartelin e të ndjerit nuk e dyshojnë dot deklaratat bombastike që vënë në pikëpyetje humanizmin e autorit të tyre. Askush nuk mund ta ndryshojë dot shkakun e vdekjes dhe jo më pastaj një ekip i tërë mjekësh të akuzohet si i përfshirë në një monstruozitet me deklaratat e tilla. Bëj me dije se nëse akuza përsëritet ne do ftojmë organet kompetente të hetojnë dhe bëjnë verifikimin e çdo kartele mjekësore. Nuk do ta lejojmë këtë pa një ballafaqim qoftë ligjor apo miqësor. Duhet t’i jepet fund praktikës politike se të lojës me vdekjen që ka sjell jo pak telashe në 30 vjet në jetën e bluzave të bardha. Kjo dalje jashtë shinave të së vërtetës në një kohë si kjo janë tejet të rrezikshme, deklaratat e figurave politike në këtë kohë duhet të jenë krejt të kundërta”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here