Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

0
18

Është bërë më shumë se 1 vit qëkur në Kuvendin e Kosovës është ratifikuar Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, megjithatë edhe sot e kësaj dite ende nuk është bërë korrigjimi i kufirit me shtetin fqinj ashtu siç pati premtuar kryeministri Ramush Haradinaj.

Përfaqësues të ekzekutivit kanë thënë se komisionet janë duku u përgatitur për të dalë në terren dhe për t’u angazhuar në këtë çështje. Ndërsa kryetari i Komisionit për Shënimin e Kufirit, Shpejtim Bulliqi, ka thënë për gazetën “Zëri” se po presin që t’u hapen rrugët për korrigjim.

Derisa nuk ka dashur të japë më shumë informacione në këtë drejtim, ai ka thënë se për çështjen e rishikimit të kufijve duhet të flasë vetë Qeveria, pasi kjo gjë nuk është punë e Komisionit.

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se komisionet ndërshtetërore janë duke u përgatitur që të merren me përmirësimin e vijave kufitare.

Sipas tij, të dyja shtetet janë pajtuar rreth përmirësimeve të vijave kufitare.

“Komisionet ndërshtetërore janë duke u përgatitur që të dalin në terren dhe të angazhohen, në mënyrë që të përmirësohen gabimet të cilat kanë mundur të bëhen, prandaj këto ditë presim që komisioni ta kryejë punën e vet. Është punë e komisioneve profesionale dhe ata e dinë se sa mund të zgjasë ky proces, por me rëndësi është që ka pajtim mes dy qeverive që të dakordohen rreth përmirësimit të vijave kufitare”, ka thënë ai.

Isufi ka thënë se pasi të finalizohet përmirësimi i kufijve pret reagime pozitive nga qytetarët./zeri./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here