Dialogu/ Kurti zgjedh Gjermaninë si partner, jo SHBA-të

0
121

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me veprimin e tij të djeshëm ka zgjedhur të ndjek rrugën e ngadalshme të BE-së për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti siç duket nuk e parapëlqen zgjedhjen e Uashingtonit, e cila parasheh një zgjidhje të shpejt, ku negociatat do të zhvilloheshin nën mbikëqyrjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

I derguari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kritikoi mbrëmë shumë ashpër kryeministrin Kurti, duke thënë se ai po bën një gabim shumë serioz, që nuk po e largon tërësisht taksën.

Por, Bashkimi Evropian doli me një reagim tërësisht të kundërt me përfaqësuesin amerikan. BE-ja e përshëndeti veprimin e Kurtit, duke thënë se mezi pret të bashkëpunojë me të.

Mosunifikimi i bashkësisë ndërkombëtare duket se ka krijuar paqartësi në koalicionin qeverisës, ku LDK-ja është pozicionuar me Amerikën, derisa Kurti me Bashkimin Evropian.

Ndërsa, Bashkimi Evropian e ka mirëpritur këtë vendim të Kurtit.  Peter Stano, zëdhënësi i Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka thënë se “ky hap mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe do të ofrojë një hapje për rifillimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

“Besimi duhet të rikthehet urgjentisht. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që dialogu të rifillojë, në dobi të të dyjave palëve”, ka thënë Peter Stano, dhe ka shtuar se Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell është i gatshëm për të shërbyer si lehtësues në dialog, në emër të BE-së.

Në anën tjetër, edhe Gjermania e ka parë si hap të parë drejt heqjes së plotë të taksës 100 për qind të vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here