Diego Godin e godet Ronaldon: Cristianos i mungon respekti

0
29

Diego Godin e ka akuzuar Cristiano Ronaldon për mungesë respekti, veçanërisht për mënyrën e festimit të fundit ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve dhe për veprimet e tij sa ishte në Real Madrid.

Sulmuesi portugez është përballur kokë me kokë me mbrojtësin uruguaian vazhdimisht përgjatë viteve.

Gara e fundit ku Ronaldo dhe Godin u takuan ishte faza e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar. Atletico e kishte fituar ndeshjen e parë 2:0 në shtëpi. Pas rezultatit final, trajneri Diego Simeone kishte festuar në drejtim të tifozëve të vet duke i kapur me dorë organet gjenitale.

Por, në ndeshjen e kthimit, superylli portugez shënoi het-trik duke e eliminua Atleticon dhe e përsëriti festimin e Simeones.

Dallimi tani ishte se Ronaldo i ishte drejtuar tifozëve kundërshtarë, sipas Godinit, i cili këtë verë iu bashkua Interit nga Atletico.

“Il Cholo (Simeone) iu kthye tifozëve të vet dhe tensioni i kishte bërë të festonte ashtu. Ai nuk e kishte me Juventusin”, tha Godin.

“Gjesti i Ronaldos ishte ndryshe, ai nuk i respektoi njerëzit. Çfarë ndodh në fushë ndodh në fushë dhe nuk më pëlqen të flasë për atë. ama nuk më pëlqen as kur njerëzit nuk tregojnë respekt”, shtoi ai. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here