Dimitrov në Trieste, po mbahet takimi i Ministrave të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore

0
21

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov sot në Trieste të Italisë do të marrë pjesë në takimin e ministrave të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore.

Në shënimin e 30-të vjetorit të ekzistimit të Nismës së Evropës Qendrore Italia është nikoqire e takimit ministror.

Nga ky takim pritet që ministrat e Punëve të Jashtme të shkëmbejnë mendime rreth ngjarjeve aktuale, sfidave dhe aktiviteteve të ardhshme të Nismës së Evropës Qendrore në rajon dhe bashkëpunimit të mëtejshme të vendeve.

17-të shtete të Evropës Qendrore dhe Juglindore e përbëjnë Nismën e Evropës Qendrore, kjo nismë si platformë ndërqeveritare për qëllim ka konsultimet në nivel të lartë si dhe të mbështes integrimin evropian të vendeve anëtare dhe bashkëpunimit rajonal midis vendeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here