Dita e tretë e protestave masive kundër ligjit për ekstradim në Hong Kong

0
37

Mijëra protestues kanë pushtuar rrugët e Hong Kong-ut për të tretën ditë rresht duke kunërshtuar projektligjin që do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës.

Protestuesit, një pjesë e të cilëve të veshur me helmeta e me maska, bllokuan rrugët rreth ndërtesave qeveritare duke shkaktuar edhe trazira.

Policia gjatë trazirave, u përgjigj me gaz lotsjelles me qëllim që të shpërndante turmën.

Pavarësisht protestës së gjerë, qeveria ka bërë me dije se do të vazhdojë të nxisë ligjin për ekstradim.

Votimi përfundimtar pritet të bëhet më 20 qershor me LegCo që pritet të kalojë projektligjin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here