Dodë Gjergji uron Tërnavën për Bajram dhe për fillimin e ndërtimit të Xhamisë së re

0
40

Dodë Gjergji uron Tërnavën për Bajram dhe për fillimin e ndërtimit të Xhamisë së re

Ipeshkëvi i Dioqezës Prishtinë – Prizren, Dodë Gjergji, përmes një letre ia ka uruar festën e Kurban Bajramit, myftiut të Kosovës, Naim Tërnavës, dhe të gjithë besimtarëve myslimanë.

Dodë Gjergji përveç Bajramit, e ka uruar Tërnavën edhe për fillimin e ndërtimit të Xhamisë së re në Prishtinë.

 “Fort i nderuar Kryemyfti, edhe kësaj here rrethanat e jashtëzakonshme me Covid-19, imponojnë Juve dhe besimtarëve të bashkësisë tuaj fetare, të festoni festën e Kurban Bajramit pa pasur mundësi të faleni nëpër xhami”.

“Duke ju uruar shëndet, mirësi dhe paqe Juve, familjes tuaj dhe gjithë besimtarëve të besimit islam, po shfrytëzoj rastin t’ju shpreh urimet e mia për fillimin e punimeve në ndërtimin e xhamisë së re”, thuhet ndër të tjera në telegram urimin e Ipeshkëvit të Dioqezës Prishtinë – Prizren, z. Dodë Gjergji

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here