Donacion prej 10 automjeteve intervenuese për njësitin special të policisë, pas më shumë se 40 viteve (FOTO)

0
13

Në stacionin policor në Gjorqe Petrov sot ishin dorëzuar për përdorim 10 automjete të reja “fiat dukato” për intervenim të shpejtë për nevojat e njësiteve speciale, donacion nga Republika Çeke.

Donacioni i automjeteve të reja është në vlerë prej një milionë euro, para të cilat sipas marrëveshjes për donacion do të përdoren për modernizim material-teknik të më shumë njësiteve organizuese pranë MPB-së.

Automjetet janë të dedikuara për intervenim të shpejtë, gjatë menaxhimit të rendit të prishur publik me përmasa më të mëdha, por edhe për kryerjen e detyra të tjera të policisë Çmimi i një automjeti është 1.499.000 pa TVSH.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili i ndoqi prezantimin e automjeteve, theksoi se këto automjete intervenuese ishin më se të nevojshme, me qëllim që të rritet efikasiteti, duke pasur parasysh se automjetet të cilat i kishin përdorur këto njësite, ishin të vjetra 49 vite.

Ai falënderoi Ambasadorin e Çekisë në shtetin tonë Mirosllav Toman dhe Qeverinë e Republikës Çeke për gjithë atë që është bërë, siç tha, që t’i përforcojë kapacitetet të policisë në RMV, me qëllim që me sukses të menaxhojmë me krizën e emigrantëve.

Duke paralajmëruar se përgatitet edhe furnizim i ri i automjeteve, ai shfaqi shpresë se me këtë trend të sigurimit të pajisjeve për punë, do të ngritet monitorimi i policisë në RMV, profesionalizimin e tyre, e me këtë seriozisht do të rritet operativiteti i shtetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here