Drejtues të Human Care priten nga Ministri i Shëndetësisë

Drejtori i Human Care Agim Qehaja dhe Menaxheri i Projekteve Shpëtim Potera u priten në takim nga Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili.

Ministri Uran Ismaili u informua mbi aktivitetet, ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe edukimit shëndetësor për qytetarët e vendit nga Human Care.

Në takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit ndërmjet Human Care dhe Ministrisë së Shëndetësisë në sjelljen e kuadrove të huaja për realizim të intervenimeve mjeksore të cilat nuk realizohen në Kosovë, dhe trajnimin e mjekëve vendor.

Ministri Uran Ismaili falenderojë drejtuesit e Human Care dhe u shpreh i kënaqur me punën e poliklinikës specialistike e cila vepron në kuadër të organizatës Human Care.

Posto nje koment

Please enter your comment!
Emri juaj ketu