Drita, e gatshme për Europa League

0
16

Gjilanasit do t’i vazhdojnë garat në këtë kompeticion të enjten mbrëma me Sileksin në Shkup, pasi u eliminuan nga Champions League për shkak se një lojtar i tyre rezultoi pozitiv me COVID-19

Drita u eliminua pa fajin e saj nga Liga e Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

Skuadra kosovare e kishte fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të rrethit parakualifikues ndaj Inter Club.

Por, gjilanasit e kishin humbur në tavolinë ndeshjen finale me Linfieldin pasi një lojtar i tyre kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe ishin eliminuar nga Championsi.

Koronavirusi ndërkohë i kishte kushtuar shtrenjtë edhe FC Prishtinës, e cila ishte eliminuar nga Europa League pasi disa lojtarë të saj kishin dalë pozitiv.

E tash, “Intelektualët” e kanë lënë prapa krahëve këtë rast dhe po shikojnë përpara.

Ata gjatë kësaj periudhe njëmujore janë përgatitur për sfidat e ardhshme evropiane dhe për kampionatin e ri në Kosovë.

Bardhekaltrit tash janë të gatshëm për ndeshjen e Europa Leagues, të cilën do ta zhvillojnë me Sileksin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues. (FOTO)

Kampionët e Kosovës do të luajnë të enjten mbrëma me ekipin maqedonas në Shkup, në ndeshjen që do të fillojë në orën 20:00.

Ekipi i Ardian Nuhiut synon ta kalojë këtë rreth kualifikues në Ligën e Evropës dhe të shkojë sa më larg në këtë garë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here