Drita po e mund Ballkanin, Prishtina po fiton në Ferizaj

0
8

Drita është duke e mundur 2:0 Ballkanin pas pjesës së parë në një duel për kreun e tabelës në Ipko Superligë, ndërkohë që Prishtina është duke fituar 1:0 kundër Ferizajt. 

Izair Emini dhe Gilberto Fortunato shënuan për Dritën, në takimin që po zhvillohet momentalisht në Gjilan, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë, në Ferizaj, Meriton Korencia i dha epërsinë Prishtinës ndaj vendasve. 

Siç qëndrojnë gjërat, Drita e merr kreun e Superligës me pikë të barabarta me rivalin e qytetit, Gjilanin.

Prishtina, ndërkohë, ngjitet në pozitën në pozitën e pestë, me pak pikë larg vendit të parë.  

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here