Dua Lipa tregon përse ishte aq e veçantë pjesëmarrja e Miley Cyrus në “Sunny Hill”

0
17

Dua Lipa nuk ka asgjë tjetër përveç dashurisë së madhe për Miley Cyrus, e cila ishte e pranishme këtë vit në festivalin, “Sunny Hill”, pasi autorja e hitit”Slide Away” ishte artistja kryesore në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë.

Lipa, e cila organizoi festivalin së bashku me babanë e saj, Dukagjin Lipa, ka folur të hënën për ET rreth asaj se di e bindi Cyrus të perfmrojë në festival në fillim të gushtit, shkruan ET.

“Ajo është një mbretëreshë”, tha Lipa për ET.

“Unë thjesht bisedova me të dhe e pyeta nëse do tëv inte. Jam shumë mirënjohëse ndaj saj, sepse në Kosovë, kurrë nuk kemi pasur një artiste ndërkombëtare si Miley që e bëri një shfaqje si ajo”, shtoi këngëtarja.

Edhe pse Lipa lindi në angli, dy prindërit e saj janë nga Prishtina dhe këngëtarja është shumë krenare për vendin e saj, kjo njëherësh është edhe arsyeja përse e nisën festivalin “Sunny Hill” dhe përse e vlerëson performancën e Cyrus.

“Jo vetëm se ajo erdhi, por dhuroi atmosferë. Njerëzit humbën mendjen e tyre. Ishte shumë mirë, një natë për t’u mbajtur mend” , tha 24-vjeçarja duke qeshur.

Përveç se është e zënë me organizimin e festivaleve të mëdha muzikore, ajo gjithashtu u bë imazh i YSL, të cilën e promovoi në Nju Jork.

“Ndjeva sikur ishte një gjendje e përsosur, sepse kemi shumë të njëjtat vlera dhe besuam në të njëjtën gjë”, tha ajo. Në fund të ditës, kjo është një fushatë bukurie”, tha Dua, duke shtuar se flet për forcën, fuqizimin dhe unitetin.

“Kjo aromë quhet Libre që nënkupton lirinë, por ka të bëjë me marrjen në pronësi të vetes dhe trupit tuaj dhe njohjes së vlerës së tij. Unë jam shumë mirënjohëse që jam imazh i saj”, deklaroi ajo.

Këngëtarja është duket punuar rreth incizimit të këngëve që do t’i përfshijë në albumin e ri. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here