Dy versione rreth Krivokapiçit pas raportimeve se Shqipëria e ktheu mbrapsht

0
37

Gazetari, Aleksandar Brezar, ka qenë i pari që ka raportuar se kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, është kthyer mbrapa nga autoritetet shqiptare meqë siç shkruante Brezar, Krivokapiç s’kishte një test valid PCR apo një pasaportë valide të vaksinimit.

Më vonë Brezar ka reaguar përsëri, duke thënë se nga Qeveria e Malit të Zi kanë thënë për Antena M se Krivokapiç nga Mali i Zi drejt Shqipërisë ka fluturuar me aeroplan.

Gjithashtu Brezar ka dhënë edhe një verzion tjetër nga burimet e tij, se Krivokapiç ishte kthyer nga pika kufitare Mal i Zi -Shqipëri si pasojë e disa protestave të punëtorëve sezonal në atë pikë kufitare.

“Linja zyrtare jashtë qeverisë malazeze tani thotë se autokolona e kryeministrit Krivokapić u kthye mbrapsht për shkak të protestave të punëtorëve sezonalë në kufi. Ekipi i qeverisë për komunikim deklaroi më parë në një medium lokal, Antena M, se Krivokapiç mori avionin për të udhëtuar në Shqipëri”, u tha në postimin e gazetarit në ‘Twitter’.

Ai më herët gjatë ditës thoshte se kreu ekzekutiv i malit të zi u kthye mbrapsht në kufirin shqiptar për shkak se nuk pati pasaportë vaksinimi.

“Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç me sa duket u kthye mbrapsht në kufirin shqiptar në mungesë të një testi të vlefshëm PCR ose pasaportës së vaksinimit, gjë që mund ta ndalojë atë të marrë pjesë në drekën e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme”, shkroi Brezar.

Megjithatë, kryeministri Krivokapiq arriti të merrte pjesë në takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor bashkë me kancelaren Merkel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here