E rëndë: Vdes në Gjakovë 38 vjeçari nga Malisheva, ra nga kati i pesë i ndërtesës

0
50

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Gjakovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 16:20 një person ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese, shkruan lajmi.net.

Pas marrjes së informatës,  në vendngjarje kanë dalur autoambulanca ku viktimën e kanë dërguar në Spitalin Rajonal, teksa mjekët kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Viktima është rreth moshës 38 vjeç nga Malisheva.

“Me datë 12.01.2021 rreth ores 16:20 Stacioni policor-Gjakovë ka pranuar informatë lidhur me një person i cili kishte rënë nga një objekt ne ndërtim e sipër nga kati i -V-të ne Rr.”Selman Riza”-Gjakovë. Patrulla ne vendngjarje ka konfirmuar incidentin. Në vendngjarje kane dalur autoambulanca ku viktimën e kane dërguar ne Spitalin Rajonal “Isa Grezda” – Gjakovë te cilët kane konfirmuar vdekjen e viktimës . Viktima është rreth moshës 38 vjeç nga Malisheva”, kanë thënë nga Policia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here