E tmerrshme: Deputeti i Vuçiqit e quan festë gjenocidin në Srebrenicë

0
9

Vladimir Djukanovic, deputet dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Përparimtare Serbe (SNS), të Aleksandar Vuçiq, ka shkruar një mesazh të turpshëm në profilin e tij në Twitter, duke kremtuar 24-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.

Deputeti i Vuçiqit, Djukanoviq, paturpësisht ka shkruar në rrjetin social Twitter duke i përgëzuar popullin serb dhe duke falënderuar Ratko Mlladic, njërin ndër fajtorët kryesorë për gjenocidin në Srebrenicë.

“Dua të përgëzoj popullin serb në ditën e çlirimit të Srebrenicës, duke falënderuar gjeneralin Ratko Mlladic për operacionin ushtarak Krivaja ’95 të ekzekutuar shkëlqyeshëm”, shkroi Djukanoviq.

Ai, gjithashtu, bashkëngjiti një video të ushtarëve të udhëhequr nga krimineli i luftës Ratko Mlladiq në Srebrenicë.

Një veprim i tillë i turpshëm vjen një natë para 11 korrikut, kur mbetjet e 33 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës do të varrosen.

Mesazhe të ngjashme çnjerëzore nuk është hera e parë që publikohen nga zyrtarë serbë. /Gazetametro

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here