Edhe 22 raste të reja, shkon në 136 numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoni

0
14

22 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në vend janë shënuar edhe 22 raste të reja me koronavirus.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 15 raste, në Dibër katër, në Kumanovë dy dhe në Ohër një rast, raporton Alsat.

Me rastet e fundit, deri në ora 12:00 numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 shkon në 136, prej të cilëve një është shëruar kurse dy kanë ndërruar jetë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here