Edicioni i tetë i “I pari në majë” në Vodno

0
33

Në Vodno sot do të mbahet edicioni i tetë i ngjarjes sportive malore “I pari në majë 2020”.

Programi i ngjarjes sportive përfshin gara vrapimi malor, çiklizëm malor, çiklizëm rrugor dhe garë tim bilding për kompanitë. Ngjarja është organizuar nga Shoqata për Sport dhe Rekreacion “I pari në majë” me mbështetjen e Qytetit të Shkupit dhe bashkësinë e biznesit dhe shoqërisë.

Organizatorët informojnë se këtë vit pikniku tradicional dhe programi muzikor nuk do të jenë pjesë e programit për shkak të masave të detyrueshme për mbrojtjen e pjesëmarrësve nga Kovid-19.

Që atje theksojnë se ngjarja “I pari në majë” do të mbahet në përputhje me protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here