Është shtyrë vlerësimi i aktakuzës për organizuesit e “27 Prillit”

0
14

Këshilli për vlerësim të aktakuzës që merret me akuzës lidhur me rastin “Organizimi i ngjarjeve të 27 Prillit 2017” me kërkesë të mbrojtjes, sot e shtyu mbledhjen e caktuar dhe mbrojtjes i lejoi kontroll të tërë materialit dëshmues.

“Mbrojtja theksoi se Prokuroria deri më tani gjatë procedurës nuk ka lejuar kontroll në të gjitha shkresat e lëndës me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të palëve, Gjykata në pajtueshmëri me mbrojtjen më 11 nëntor lejoi gjatë tërë ditës të kryejnë kontroll në shkresa. Duke pasur parasysh se as prokurori, as mbrojtja nuk munden më herët të marrin pjesë në termine të cilat u ishin ofruar nga këshilli, mbledhja për vlerësim të aktakuzës është caktuar për më 06.12.2019”, kumtoi Gjykata themelore penale Shkup.

Njëherit, siç qëndron në kumtesë, në kërkesën e sotme të mbrojtjes për prani të publikut në mbledhje, Këshilli i njoftoi palët se, edhe pse nga caktimi paraprak, deri më tani askush nuk është drejtuar me kërkesë për prani të publikut në mbledhjen konkrete dhe Këshilli nuk ka sjellur vendim për përjashtim të publikut, ndërsa pas marrjes së kërkesës konkrete Këshilli plotësisht do të deklarohet, duke pasur parasysh se mbledhja e sotme ishte shtyrë.

“Paraprakisht, siç disa herë deri më tani përmes kumtesave dhe brifinjgeve me gazetarët Gjykata njoftoi se mbrojtja në lëndën konkrete parashtroi kërkesë për përjashtim të të gjithë gjykatësve tek të cilët në pajtim me sistemin AKMIS ishte shpërndarë akti, sepse të njejtit kishin marrë pjesë në procedura të tjera lidhur me ngjarjen penale – juridike. Duke pasur parasysh të ishin përmbushur kushtet nga LPP, kërkesat ishin fuqizuar dhe ishin përjashtuar 8 nga 9 gjykatësit në Sektorin për krim të organizuar dhe korrupsion”, ceket në kumtesë.

Prokuroria themelore publike për organizim të “27 prillit” i bëri të dyshuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, ish-kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, ish-drejtorin e DSK-së, Vlladimir Atanasovski dhe ish-zëvendës shefin e drejtorisë së pestë, Nikolla Boshkovski.

Për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, më 15 mars të këtij viti, me dënim të përgjithshëm me burg prej 211 viteve u dënuan 16 persona.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here