EULEX-i ofron 82 mijë euro shpërblim për t’u gjetur autorët e vrasjes së një pjesëtari të vet 7 vjet më parë

0
90

Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), ka kujtuar sot zyrtarin doganor të EULEX-it, Audrius Shenaviqius, i cili ishte vrarë shtatë vjet më parë.

Shenaviqius, kujton EULEX-i, ishte qëlluar për vdekje nga persona të panjohur në pjesën veriore të Kosovës gjersa kishte qenë duke udhëtuar me veturë për në punë. Autorët e asaj vrasje ende nuk janë identifikuar.

EULEX-i i bën thirrje çdo personi që mund të ketë informata të cilat mund t’i dalin në ndihmë policisë që të paraqiten.

Misioni ofron një shpërblim prej 82.000 euro për informata që shpijnë në arrestimin dhe dënimin e autorit (autorëve) të kësaj vrasje. Për detaje rreth raportimit të ndonjë informate lidhur me vrasjen e Audrius, ju lutem të kontaktoni +383 38 284 181”, njofton EULEX-it.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here