Fabregas tregon për herë të parë pse vendosi të largohej nga Arsenal

0
15

Cesc Fabregas u largua nga Arsenal nëntë vjet më parë.

Ish kapiteni dhe lojtari më i mirë i tyre në atëkohë, ka treguar arsyet e largimit nga Arsenal.

“Unë isha kapiten dhe ndjeva shumë presion. Unë kisha ekipin për të udhëhequr drejt ndonjë trofeu. Unë bëra më të mirën. Pas humbjes edhe kam qarë në shtëpi. Pjesa më e keqe është se kam vuajtur, isha i shkatërruar, derisa disa lojtarë tjerë qeshën dhe folën se ku do të dalin më vonë”, ka deklaruar Fabregas, që tani luan për Monaco.

“Kanë kaluar disa vjet. Ne luajtëm një futboll të mirë Unë shijova futbollin tonë, por kisha shumë presion dhe fillova të ndjehem i vetmuar, veçanërisht në dy ose tri vitet e fundit”.

“Ndjeva se Robin van Persie dhe Samir Nasri ishin futbollistët e vetëm në nivelin tim, psikologjikisht dhe teknikisht. Unë nuk mendoj se është arrogancë të thuash këtë, kështu u ndjeva”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here