Familjarët tentojnë t’i çojnë telefonë të burgosurit në Dubravë, kapen nga gardianët

0
18

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është kryer një bastisje në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë, gjatë së cilës është parandaluar futja e kontrabandës në këtë qendër.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se oficerët korrektues kanë gjetur dy telefona, një bateri telefoni dhe tre kabllo të mbushësit për telefona, brenda një kasetofoni, i cili ishte sjellë nga familjarët e një të burgsouri.

Lidhur me rastin, i burgosuri është veçuar deri në hetimin e rastit dhe ndaj tij është iniciuar procedura disiplinore.

“Bastisja ka rezultuar pozitive, me ç ‘rast në brendinë e Kasetofonit janë gjetur një telefon mobil ”Samsung”J5, një telefon mobil “LB STAR”(mini), një bateri e telefonit mobil “Samsung”; dhe tre kabllo të mbushësit për telefona mobil”, thuhet në komunikatë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here