Ferhan Hasani shënon golin e parë me fanellën e HJK Helsinkit

0
46

Ferhan Hasani ka realizuar golin e pare me fanellën e skuadrës finalandeze, HJK Helsinki. Sulmuesi tetovar shënoi në ndeshjen e sotme që klubi i tij zhvilloi ndaj IFK Mariehamn në Kupë.

Hasani ndeshjen e nisi nga pankina, në lojë u inkuadrua në startin e pjesës së dytë (46’), teksa golin e parë me fanellën e Helsinkit e gjeti në minutën e 90-të.

Kjo ishte paraqitja e dytë e Hasanit me HJK Helsinkin dhe pas traversës në debutim, ja ku vjen goli i parë me fanellën e ekipit me më shumë trofe në futbollin e Finlandës.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të skuadrës së ish-futbollistit të Shkëndijës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here