Filmi ku interpreton aktorja shqiptare fiton në Festivalin e Venecias

0
28

Mbyllet Festivali në Venecia, por maja e kinematografisë italiane këtë vit vendosi t’i japë çmimin më të madh, Luanin e Artë, filmit francez “L’évenement” të regjisores franko-libaneze Audrey Diëan, mbi temën dramatike të abortit të paligjshëm, ku interpreton aktorja shqiptare nga Kosova, Luana Bajrami.

Çmimi special i jurisë shkoi ndërkohë për filmin autobiografik “E stata la mano di Dio” i regjisorit italian Paolo Sorrentino, që si gjithmonë kishte në film aktorin e njohur Tony Servillo, protagonist i sukseseve të Sorrentinos  si “Il Divo” dhe “La grande bellezza”.

Aktori më i mirë u shpall John Arcilla me filmin “On the job” mbi korrupsionin e politikanëve dhe kompromiset e mediave.

E teksa aktorja  më e mirë u shpall “mbretëresha” Penelope Cruz, protagoniste e dy filmave në festival, por që triumfoi me filmin e mikut të saj Pedro Almodovar, “Madres parallelas” në rolin e një mamaje single. “Fitorja është e Pedros, 100%”, deklaroi aktorja spanjolle.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here