Flet përfaqësuesi i hebrenjve në Kosovë, shpreson që problemi me Palestinën të zgjidhe

0
22

Përfaqësuesi i Komunitetit Hebrenj në Kosovë, Votim Demiri, ka folur në emisionin Pressing në T7 për njohjen që Izraeli pritet të i shtohet Kosovës.

Ai ka thënë se ka lobuar për këtë gjë, derisa ka shtuar se pret që marrëdhëniet mes shteteve të thellohen.

Demiri ka thënë se shpreson që të gjendet një zgjidhje me Palestinën dhe se në të ardhmen Kosova të ketë marrëdhënie me të dyja shtetet.

“Problemi me Palestinën duhet të rregullohet. Në të ardhmen do të kemi marrëdhënie me të dyja shtetet. Ne nuk jemi në pozitë që të zgjedhim. Jemi dikur 120 anëtarë të familjes në Izrael dhe kurrë nuk e kemi thënë një fjalë të keqe për palestinezët. Shpresojmë që ai problem të zgjidhet”, tha ai. /Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here