Fotografia që bëri xhiron e botës, vdes fotografi amerikan

0
20

Charlie Cole, një nga fotografët që ka filmuar pamjen e famshme të njeriut para tankut, gjatë protestave në Sheshin Tiananmen në Pekin, ka vdekur. Fotografia e njeriut duke qëndruar para një kolone tankesh, një ditë pasi qindra, e ndoshta mijëra njerëz janë vraë, është bërë imazh i protestave pro demokracisë në Kinë, në vitin 1989.

Cole, më 1990, ka fituar Çmimin “World Press Photo” për këtë fotografi. Ai ka jetuar në Bali të Indonezisë, ku edhe ka vdekur në moshën 64-vjeçare. Cole ka qenë njëri nga katër fotografët që e kanë kapur atë skenë më 5 qershor, 1989.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here