Gaxherri thotë se për vrasjet e zyrtarëve të LDK’së mund të ketë të dyshuar në VV

0
192

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, ka deklaruar se në mesin e të dyshuarve për vrasjen e zyrtarëve të LDK’së përgjatë periudhës së pasluftës mund të ketë të dyshuar edhe në VV.

Gaxherri këto komente i bëri përgjatë emisionit ‘Prime Time’ në Kanal 10, pa dhënë emra apo pretendime lidhur me këtë çështje, përcjell Gazeta Express.

Tutje, ajo ka thënë edhe se në çdo familje të Kosovës ka raste të ngjashme sikurse ai i deputetes së VV’së, Saranda Bogujevcit. Kjo e fundit, i ka mbijetuar masakrës së Podujevës nga forcat serbe në luftën në Kosovë.

“Boll e përdorët Saranda Bogujevcin, çdo familje në Kosovë e ka nga një Sarandë”, ka thënë Gaxherri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here