Gjendet i pajetë djali i Bobby Brown

0
16

Djali i reperit të famshëm vdes në moshën 28-vjeçare.

Djali i reperit të famshëm amerikan Bobby Brown është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet për CNN.

Brown Jr., gjysmë vëllai i Bobbi Kristina Brown që vdiq në 2015, ishte 28 vjeç. Ndërkohë, policia po heton ende për arsyen e vdekjes së papritur të Brown Jr.Kjo është një tjetër humbje e madhe për familjen Brown, e cila ka pësuar disa humbje vitet e fundit.

Whitney Houston, këngëtarja e cila ishte e martuar me Brown deri në vitin 2007, vdiq më 11 shkurt 2012, pasi u mbyt në vaskë. Sëmundja e zemrës dhe kokaina u emëruan si faktorë kontribues në vdekjen e saj.

Tre vjet më vonë, vajza e Houston dhe Brown, Bobbi Kristina Brown, u gjet e pajetë në vaskë në shtëpinë e saj në Roswell, Georgia. Ajo u trajtua në një spital dhe më pas në një qendër strehimi për gati gjashtë muaj deri në vdekjen e saj në korrik 2015. Në autopsi u tregua se mbidoza dhe zhytja çuan në pneumoni dhe dëmtim të trurit që vranë 22-vjeçaren.Në janar 2020 u nda nga jeta edhe partneri i Bobbi Kristina Brown.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here