Gjimshiti: Kemi gjasa të mira për t’u kualifikuar në EURO

0
13

Mbrojtësi shqiptar i Atalantas, Berat Gjimshiti, ka thënë se është gati për dy ndeshjet e muajit tetor me Kombëtaren e Shqipërisë, përkundër që e ka pranuar se ato nuk do të jenë sfida të lehta për t’i kaluar. Ai theksoi se tani Shqipëria ka shanse të vërteta për ta siguruar kualifikimin në EURO.

Shqipëria do të përballet me Kombëtaren e Turqisë fillimisht të premten në orën 20:34, në kuadër të xhiros së shtatë të Grupit H kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, transmeton Gazeta Express.

Vetëm katër ditë më vonë, Shqipëria do ta zhvillojë edhe një ndeshje si mysafire, këtë herë kundër Moldavisë, sërish në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Për këto dy ndeshje do të mungojë mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili pësoi lëndim të rëndë së fundi, mirëpo Gjimshiti ka thënë se mungesa e tij do të shërbejë vetëm si motivim shtesë për kuqezinjtë në këto sfida.

“I kemi dy ndeshje shumë të vështira, sidomos me Turqinë. Besoj se kemi shanse reale. Na vjen keq për Hysajn, për dëmtimin që pësoi. Por ne do të luajmë edhe për Elsin”, është shprehur Hysaj, në konferencën për shtyp.

“Unë jam gati për të marrë përgjegjësi edhe më të mëdha, pavarësisht disa lëkundjeve që mund të kenë ardhur nga performancat e mia. U pa edhe ndaj Islandës se nuk ka shumë diferenca. Ka pasur shumë ndryshime te ne dhe jemi njohur me njëri-tjetrin.

“Tani mendoj se kemi shanse të vërteta. Kampionatin në Zvicër e shoh se kam luajtur dhe unë aty. Taulanti është gati dhe këtu të gjithë kanë mundësitë e tyre”.

Shqipëria aktualisht radhitet e katërta ne tabelën e Grupit H, me nëntë pikë të fituara nga shtatë ndeshjet e para të zhvilluara (tre fitore, tri humbje). Vendin e parë e ndajnë Turqia dhe Franca me nga 15 pikë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here