Gjobitet kompania, kamioni i së cilës ndoti rrugët në Prishtinë

0
11

Përgjegjësia e mbajtjes së rruëgve të pastërta rëndon mbi të gjithë. 

Andaj edhe Komuna e Prishtinës ka vendosur që sot të gjobisë një kompani, kamioni i së cilës ka ndotur rrugët e kryeqytetit, duke i bërë ato me baltë. 

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka treguar përmes një fotografie se një kompani për ndotje të rrugëve mori dënimin prej 300 eurove.

“Kompanitë e ndërtimit duhet të kujdesen që makineritë e tyre t’i pastrojnë në vendpunishte. Ndryshe, gjobiten për ndotje të rrugës”, ka shkruar Tahiri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here