Gjuajtja me armë në ahengun ku ishte i pranishëm Haradinaj, prokuroria nis hetimet

0
14

Prokuroria e Pejës ka hapur ka hapur rast në lidhje me videon që ka qarkulluar nëpër mediume, ku në një aheng në të cilin të pranishëm ishin kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj e deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, një numër i konsiderueshëm i personave festonin me armë zjarri.

Prokuroria e Pejës, lidhur me këtë rast, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se pas publikimit të shkrimit në portalin Sinjali.com, ka hapur rast për këtë ngjarje.

Po ashtu, është bërë e ditur se është autorizuar Policia e Kosovës të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin e kryerësve të kësaj vepre.

Ky është njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore e Pejës, njofton opinionin publik se pas publikimit të shkrimit me datën 11 gusht nga portali online “Sinjali.com” me titullin “Me ‘kallash’ dhe sharkia, ja sesi në Deçan festoi Qeveria”,  dhe pas analizimit të video-incizimeve të këtij artikulli, është​ hapur rast në ketë prokurori dhe njëkohësisht ka autorizuar Policinë e Kosovës që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin e kryerësve të mundshëm në drejtim të veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here