Gjukanoviq: Vuçiq e ka tejkaluar Millosheviqin, do e donte Kosovën por pa shqiptarë në të

0
28

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në një intervistë për mediumin kroat ‘Jutarnji’ e ka gozhduar me kritika presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, politikën e të cilit e ka vlerësuar përtej atë të Kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq.

“Ai e ka tejkaluar Millosheviqin dhe është në gjendje të arrijë gjithçka që Millosheviqi nuk e bëri. Për Beogradin, Mali i Zi do të ishte kompensimi i vetëm real në pamundësi që ta marrë Kosovën”, ka thënë Gjukanoviq. Tutje, i pari i Malit të Zi ka thënë se Vuçiq po e përdor për zvarritje politike pretekstin se ka presion që ta njohë Kosovën.

“Është një histori e ekzagjeruar. Ata dyshohet se po luftojnë për ta kthyer Kosovën. Dhe nuk do të kishte ndëshkim më të madh për Serbinë sesa ta zotëronte dikush tjetër. Ata do të donin Kosovën, por pa shqiptarë. Siç do ta donte Malin e Zi, por pa malazezë”, ka shtuar tutje shefi i shtetit malazez.

Lidhur me zhvillimet në Cetinje, Gjukanoviq tha se “linja e komandës së ofensivës në Cetinje dhe Malin e Zi, të paktën sot, ndoshta është bërë e qartë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here