Gjukanoviqi takon ambasadorin Hysa, ofron mbështetjen malazeze për Kosovën

0
26

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka pranuar, të hënën, letrën kredenciale të ambasadorit të ri të Kosovës në Podgoricë, Ylber Hysa.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e presidentit malazias thuhet se në bisedë me ambasadorin Hysa, Gjukanoviq ka theksuar përparimin në marrëdhëniet mes dy shteteve, bashkëpunimin e zgjeruar dhe forcimin e besimit të ndërsjellë përmes synimeve dhe interesave strategjike të përbashkëta, si dhe me zgjidhjen e çështjes së kufirit ndërshtetëror.

Gjukanoviq, po ashtu, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverive të dy vendeve, si dhe organeve të tjera shtetërore në shumë fusha, si dhe gatishmërinë e Malit të Zi që përvojën e vet nga procesi i integrimeve evropiane ta ndajë me Kosovën.

Një nga prioritetet e rëndësishme të bashkëpunimit – ka thënë Gjukanoviq – është edhe lidhja më kualitative infrastrukturore me ndërtimin e hekurudhës së re, si dhe të rrugëve automobilistike, të cilat do të shtojnë edhe rrjedhat ekonomike dhe turistike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here